Lajme

Pas Prishtinës, edhe në Shkup protestohet ndaj rastit të dhunimit të 11-vjeçares

08/31/2022 18:14
nga:G B

Pas Prishtinës, ka nisur në Shkup protesta me moton “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”.

Kjo protestë vjen pas ngjarjes që ndodhi para disa ditësh në Prishtinë, ku një 11-vjeçare u përdhunua nga pesë persona.

Në protestën e organizuar në sheshin “Skënderbeu” kanë marrë pjesë dhjetëra qytetarë.

“Edukoje hasretin”, “Në park shkoj me lujtë jo me u dhunu!”, “Vajza nuk ëhstë pronë e askujt”, “Unë jam femër, ti pa lejën time s’guxon me m’prekë”, “Asnjë femër nuk e lyp”, ishin disa nga pankartat që mbanin protestuesit.