Lajme

Pas PDK-së, edhe AAK me konferencë të jashtëzakonshme për media

04/19/2022 12:44
nga:Astrit Gashi

Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës në ora 14:00 ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme për media, raporton Gazeta Blic.

“Në orën 14:00 në AAK do të mbahet kjo konferencë e që ka të bëjë me situatën në Kuvendin e Kosovës, ku opozitës iu mohua një e drejtë kushtetuese siç është themelimi i komisionit hetimor për energjinë” thuhet në njoftim Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës.