Sporti

Pas Nagelsmann, Chelsea fillon kontaktet edhe me Pochettinon

04/20/2023 17:00
nga:E K

Chelsea po përballet me krizë të rezultateve në këtë edicion të Premierligës.

Skuadra angleze pas shkarkimit të Potter ka si trajner të përkohshëm legjendën e klubit, Frank Lampard i cili aventurën e tij te Chelsea e ka nisur disa humbje radhazi, shkruan GazetaBlic Sport.

“Blutë” po mendojnë për një trajner më afatgjatë për sezonin e ri ku disa nga emrat favoritë janë Nagelsmann dhe Pochettino.

Sipas Fabrizio Romano’s Chelsea ka nisur kontaktet edhe me ish trajnerin e Tottenham dhe PSG, Mauricio Pochettino.

Romano gjithashtu njofton se pavarësisht kësaj, Nagelsmann mbetet favoriti kryesor për stolin e skuadrës nga Londra.

/GazetaBlic Sport/