Ballkani ka fituar me rezultatin e thellë 0:4 ndaj La Fioritas në udhëtim, në ndeshjen e raundit të dytë të kualifikimit për Conference Legaue.
Pas ndeshjes, klubi nga San Marino ka shkruar se kanë lënë gjithçka në fushë, teksa shtojnë se asgjë nuk ka përfunduar ende, shkruan GazetaBlic Sport.
Ja reagimi i tyre:
“Energji, vendosmëri dhe zemër: i lamë të gjitha në fushë. Ndeshja e parë përfundoi 4-0 në favor të Ballkanit. Por ende nuk ka mbaruar! Më 26 korrik do të takohemi sërish në Kosovë për të vazhduar betejën tonë për një vend në Conference League.
Ne kemi ende nevojë për atë energji #ForzaFiorita – faleminderit dhe le të vazhdojmë të tentojmë”, shkruan klubi i San Marinos.
/GazetaBlic Sport


