Lajme

Pas formimit të Komisionit Hetimor, PDK në konferencë për media

05/05/2022 14:30
nga:G B

Gazeta Blic ka raportuar se është formuar Komisioni Hetimor të cilin e ka kërkuar me ngulm sot opozita dhe si pasojë ka bllokuar edhe punën e Kuvendit.

Tani pas kësaj PDK do të dalë në konferencë për media.

Konferenca do të mbahet nga kryetari i GP PDK, Abelard Tahiri, ora 14:45 në Hollin e Kuvendit.

“Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, mban Konferencë për media në Hollin e Kuvendit të Kosovës, sot (e enjte) ora 14:45. Vendi: Holli i Kuvendit të Kosovës Koha: 14:45 Jeni të mirëseardhur!” thuhet në njoftimin e PDK-së.