Lajme

Pas dëmtimit nga vërshimet, rrëzohet muri në Mitrovicë

03/02/2023 09:52
nga:Genita C

Një banori në qytetin e Mitrovicës, iu është shembur muri nga mbledhja e ujit, pas vërshimeve të fundit në këtë komunë.

Në emisioni “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, banori është ankuar se nga vërshimet e shiut i ka shkaktur dëme të mëdha uji i cili kalon nga rruga e murit të shtëpisë së tij.

Ai ka treguar se këto dëme janë shkaktur qe një javë dhe se këtë gjendje e ka raportuar edhe në Komunën e Mitrovicës.

“Ka ndodhur para një jave kjo punë dhe se unë këtë gjendje e kam lajmruar edhe në Komunën e Mitrovicës para dy mujve sepse i gjithë shiju që po bije po futet uji brenda në shtëpi dhe po shkakton lakshtin brenda si dhe dëme të më dha”, është shprehur banori.

Nga shembja e murit gjithashtu janë shkaktuar dëme të mëdha edhe tek vetura e banorit.