Lajme

Pas arritjes së marrëveshjes, KFOR-i amerikan shkon në Jarinje

09/29/2021 19:18
nga:Gazeta Blic

Zv.kryeministri Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se është arritur dakordim me palën serbe, për situatën e krijuar në veri të vendit.

E menjëherë pas kësaj, siç raporton gazetari i Rtv Dukagjinit, nga vendi i ngjarjes, ushtarët amerikanë të KFOR-it, janë parë në pikën kufitare në Jarinje.

Ende nuk dihet arsyeja e shkuarjes së KFOR-it amerikan, deri në pikën kufitare që i ndanë Kosovës dhe Serbinë.

Besnik Bislimi: Eshtë arritur marrëveshja për targat me palën serbe