Lajme

Pas Abdixhikut, edhe Haradinaj në mbështetje të Qeverisë, fton Brukselin të ndërhyjë te Beogradi për t’mos provokuar

3 vite më parë
nga:M K

Pak kohë pasi Abdixhiku konfirmoi mbështetjen për kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës, këtë e ka bërë edhe i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka ftuar Brukselin zyrtar që të ndërhyjë te Beogradi për t’mos provokuar, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Pavarësisht se si janë zhvilluar gjërat, se si është marrë vendimi për targat, ajo që po ndodh në veri të vendit është e papranueshme.
E mbështes fuqishëm Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit të cilat janë vënë në mbrojtje të rendit dhe të ligjit.
Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre e këtyre provokimeve, duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj.
Njëkohësisht kërkoj nga Brukseli që të ndërhyjë te Beogradi zyrtar dhe të kërkojë prej tij që të mos e provokojë situatën në veri por t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara!
RH

/GazetaBlic/