Lajme

Abdixhiku: Ia kam thënë edhe kryeministrit, LDK e gatshme ta ndihmojë qeverinë pas situatës së krijuar në veri

09/25/2021 15:59
nga:M K

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas situatës në veri.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Abdixhiku ka thënë se ditët e fundit ai personalisht dhe si LDK e kanë përcjellur situatën në Jarinjë e Bërnjak, përcjell GazetaBlic.

Ai ka konfirmuar se kanë biseduar edhe me Kurtin e Konjufcën, teksa ia ka përmendur kryeministrit se si LDK janë në gatishmëri për ta ndihmuar qeverinë.

Tutje Abdixhiku i ka bërë thirrje të parit të ekzekutivit që t’i mbledhë të gjitha partitë, pa dallim, në një takim konkret.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

/GazetaBlic/