Sporti

Partizani sonte ballafaqohet me Atletic Escaldes, synimi është fitorja dhe kalimi tutje

08/01/2023 08:16
nga:L J

Skuadra e Partizanit sot luan ndeshjen e kthimit në raundin e dytë kualifikues të Conference League.

Partizani do të ballafaqohet me Atletic Escaldes me fillim nga ora 20:45 në “Air Albania”, shkruan GazetaBlic Sport.

Ekipi shqiptar ka fituar ndeshjen e parë në udhëtim me rezultatin 0-1, falë golit të Christian Mba.

Në rast kalimit në raundin e tretë, Partizani do të ballafaqohet me fituesin e takimit Valmeira – Tre Penne.

/GazetaBlic Sport