Të enjten në Kuvend do të votohet për Trustin, por përveç kësaj kjo çështje do të jetë sot në rend dite edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar të VV-së.
Kështu bëri me dije për GazetaBlic, deputeti i VV-së Halil Thaçi.
Thaçi tha se me bindje se VV-ja vazhdon të mbaj qëndrimin e njëjtë, pra kundër tërheqjes së parave nga Trusti.
“Sot do të kemi mbledhjen e grupit parlamentar dhe sigurisht pikë e rendit të ditës është edhe kjo temë, mirpo siç dihet publikisht Lëvizja Vetëvendosje është kundër tërheqjes së Trustit”, tha Thaqi.
I pyetur se cili është qëndrimi i tij individual për tërheqjen e parave nga Fondi Pensional, Thaçi tha se nuk është deputet për teket personale, por për politikat e Qeverisë Kurti.
“Unë jam deputet për ti shtyrë përpara politikat e qeveris Kurti dhe nuk jam deputet për teket e mia personale”, tha Thaçi për GazetaBlic.
Trusti të enjten në Kuvend- Lista “Guxo” ende pa qëndrim për tërheqjen e mjeteve nga Fondi Pensional


