Të enjten në Kuvendin e Kosovës do të shqyrtohet në lexim të parë Projektligji për Trustin dhe deputetët e komuniteteve pakicë do të takohën nesër për një qëndrim të prerë në lidhje me këtë çështje.
Këtë e bëri të ditur për GazetaBlic, deputeti i komuniteteve pakicë në Kuvendin e Kosovës, Fridon Lala.
“Nesër do të takohemi me partinë dhe pasnesër do të marrim vendim”, tha shkurt Lala.
Ndërsa, deputeti Erxhan Galushi nuk ka ndryshuar qëndrim dhe për GazetaBlic tha se është kundër tërheqjes së parave nga Trusti.
Galushi shtoi se me tërheqjen e parave nga Trusti, komuniteti rom nuk përfiton asgjë nga kjo tërheqje pasi siç thotë ai, diku 90 % e tyre nuk janë pjesë e institucioneve publike.
“Qëndrimi im është i njejtë dhe nuk do të ndryshojë, do të votojë kundër tërheqjës së parave nga Trusti.Më shumë se 90% e komunitetit romë nuk janë të anëtarësuar në institucione publike dhe nuk besoj që kam ndonjë interes për me votu pro tërheqjes së Trustit”, shtoi Galushi.
Trusti të enjten në Kuvend- Lista “Guxo” ende pa qëndrim për tërheqjen e mjeteve nga Fondi Pensional


