Sporti

Partey kërkon falje për kartonin e kuq: Duhet të jem më inteligjent

01/21/2022 15:24
nga:E K

Thomas Partey ka kërkuar falje për kartonin e kuq të marrë ndaj Liverpool.

Reprezentuesi i Ganës u aktivizua mbrëmë me Arsenal, pak orë pasi u kthye nga kontinenti i Afrikës, ku po merrte pjesë në garat e Kupës së Afrikës.

Partey u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë. Arsenal më pas u eliminua nga Liverpool dhe mesfushori ka kërkuar falje për kartonin e kuq.

“Jam përgjegjës për gjithçka që ndodhi dhe do t’i pranoj kritikat, duhet të jem më inteligjent dhe të mos futem në duele kur jam i ndëshkuar paraprakisht, por ky është personaliteti im. Më pëlqen të luftoj për çdo top”, ishin fjalët e mesfushorit të Arsenal.

“E dua këtë klub dhe e dua shtetin tim, edhe pse gjërat ndonjëherë nuk ndodhin siç dua unë, unë do të vazhdoj të punoj fuqishëm për t’i bërë gjërat siç duhet”, ka shtuar Partey.

“Nuk jam i lumtur me çfarë ndodhi dje dhe në AFCON, por unë e kuptoj se vetëm me punë të fortë gjërat do të ndryshojnë, kështu që do të vazhdojë punën e fortë për të ndryshuar këtë”, ishin fjalët e ganezit.

Partey dështoi të kualifikohej në raundin tjetër të Kupës së Afrikës me Ganën, si dhe dështoi të kalonte tutje në Kupën Carabao me Arsenalin.