Lajme

“Paret e pensionit s’po dalin për barna”- I moshuari flet me lot në sy, tregon që s’ka mundësi financiare për t’u kuruar!

10/11/2023 14:44
nga:Y I

70 vjeçari nga ‘Lagjja 28’ e Fushë-Kosovës ka folur me lot në sy për “Gazeta Blic” për gjendjen e mjerushme në të cilën ndodhet.

Ai tha se vuan nga disa sëmundje dhe se kam vetëm 100 euro të ardhura.

I njëjti tregoi se edhe mbesën dhe nusen e djalit e ka të sëmurë dhe nuk mundet t’i ndihmojë.

“Jam 70 vjeç dhe jetojmë 7 anëtarë të familjes pa asnjë të ardhur tjetër përveç 100 euro të pensionit. Paret e pesnionit s’po dalin për barna, një pako ilaqe e paguaj 60 euro. Askujt si intereson për ne secili sheh punët e veta. E kam shtypjen, sheqerin, damarët e zemrës më janë mshel. Kush nuk të sheh me sy jo më me të ndihmu, ku pyesin hajdutat, rrencat, vjedhsat. Që 10 vite e kam humbur edhe bashkëshorten nga kanceri”

“Ku me i marr paret me i ble barnat. Edhe mesën edhe renë i kemi të sëmura dhe asgjë me i ndihmu smundem” deklaroi i moshuari për “Gazeta Blic”