Lajme

Parashikimi i motit – Temperaturat do të bien në ditët e para të javës

08/18/2024 17:14
nga:Genita C

Pas disa ditësh me mot të thatë me temperatura shumë të larta, sot kanë nisur stuhi shiu e breshëri në disa pjesë të vendit.

Meteo Balkan ka publikuar disa pamje që tregojnë rrebeshe shiu në fshatin Sharban të Prishtinës, në Jezerc të Ferizajt, e në Fushë Kosovë.

Në Fushë Kosovë, por edhe në Kaçanik e Lipjan, pati edhe breshër.

Meteorologu Mendim Rugova ka parashikuar përkeqësim të motit nga sot, me stuhi dhe temperatura që do të shënojnë ulje në ditët e para të javës.