Lajme

Parashikimi i motit për të premten

03/16/2023 23:19
nga:Astrit Gashi

Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës pritet vranësirat gradualisht të tërhiqen, njofton Meteo Kosova.

Era do të fryjë nga kuadrati i verilindjes me shpejtësi prej 10-38 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të luhaten prej -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 11°C.