Lajme

Parashikimi i motit për të enjten

12/07/2022 23:15
nga:Mergim Rreci

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu, kryesisht gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe vonë pasdite.

Era do të fryjë nga kuadrati i juglindjes me shpejtësi prej 14-34 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 12°C. /MeteoKosova/