Sot pritet të mbajë mot me vransira kalimtare dhe intervale me diell gjatë ditës, njofton Prishtina Weather raporton Gazeta Blic.
6.10 – Vransira kalimtare dhe intervale më të gjata me diell. Orëve të mëngjesit kushte për mjegull në ultësira.
Njoftimi i plotë:
6.10 – Vransira kalimtare dhe intervale më të gjata me diell. Orëve të mëngjesit kushte për mjegull në ultësira.
7.10 – Më ngrohtë, kryesisht me diell dhe vransira kalimtare përgjatë pasdites.
8.10 – Në mëngjes mundësi për mjegull përgjatë ultësirave. Ditën ngrohtë kryesisht me diell dhe vransira kalimtare.
9.10 – Më shumë vransira, aty këtu me mundësi për ndonjë rigë lokale shiu, por se mbetet ngrohtë.
10.10 – Në mëngjes mundësi për mjegull në ultësira. Ditën ngrohtë e kryesisht me diell.
Temperaturat shënojnë rritje, minimalet nga 5C edhe deri në 10C ditën e diel. Maksimalet luhaten ndërmjet 20C e 22C, lokalisht edhe deri në 24C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 3-8m/s, e të shtunën e lehtë nga jugperëndimi 1-3m/s.
Shtypja atmosferike pasi ka shënuar rritje mbi vlera normale, pëson një rënie graduale deri në fundjavë, por që mbetet e lartë.


