Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me diell njofton Prishtina Weather, raporton Gazeta Blic.
Vende vende priten edhe riga shiu.
Njoftimi i plotë:
13.09 – Kryesisht me diell, pasdite edhe vransira kalimtare.
14.09 – Kryesisht me diell, e gjatë ditës më ngrohtë.
15.09 – Nxehtë, kryesisht me diell dhe vransira kalimtare gjatë ditës.
14.09 – Shumë ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell.
Temperaturat fillimisht do të jenë të ulëta, duke shënuar një rritje të ndjeshme në pjesën e dytë të javës. Minimalet zbresin edhe deri në 8C e 9C ditëve të para, e më pas rriten deri në 16C ditën e premte. Edhe temperaturat maksimale në rënie, të hënën kapin vlera prej 20C e 22C, e deri të enjten shënojnë rritje në 30C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 3-9m/s, e nga dita e mërkurë ndryshon drejtimin në jugperëndim e shënon shpjetësi edhe deri në 13m/s ditën e premte.
Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, e nga e premta me tendencë të rënies.


