Lajme

Parashikimi i motit për sot

07/31/2022 07:03
nga:Q R

Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira ku gjatë mëngjesit parashihen vende-vende edhe riga shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s.