Lajme

Parashikimi i motit për sot

04/09/2021 06:58
nga:Y I

Parashikimi i motit për sot dhe nesër sipas Prishtina Weather, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

8.04.2021 – Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

9.04.2021 – Në mëngjes ftohtë dhe kthjellët. Ditën kryesisht me diell, me zhvillime të vransirave të pakta. Në mbrëmje kthjellime. Temperaturat në vise të ulëta -2C deri 12C, e në vise malore -7C deri 6C. Do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 2-5m/s, e nga Dukagjini drejtimesh të ndryshme.

Indeksi UV: 5. Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera mesatare dhe të, e në mbrëmje kalon edhe në të dobëta.

10.04.2021 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën më butë, me intervale më të gjata me diell dhe vransira kalimtare.

Temperaturat në vise të ulëta -1C deri 15C, e në vise malore -4C deri 10C. Era do të fryjë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 3-10m/s. Indeksi UV: 6. Indeksi i cilësisë gjatë ditës në vlera të pranueshme e mesatare, e në mbrëmje vende-vende kalon edhe në të dobëta.