Lajme

Parashikimi i motit për sot

09/12/2026 06:48
nga:Y I

E shtunë, 12 shtator 2026

Gjatë ditës së shtunë, në Kosovë pritet mot pjesërisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell.

Në disa pjesë të vendit, sidomos gjatë pjesës së dytë të ditës, priten riga shiu, kryesisht me karakter lokal.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 15°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 20 deri në 25°C.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–7 m/s.