Lajme

Parashikimi i motit për sot

04/16/2026 07:04
nga:G B

Vendi do të ndikohet sot nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë ditës së sotme.

Vranësirat, në disa zona, mund të shoqërohen me riga të dobëta shiu.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 17 deri në 19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.