Lajme

Parashikimi i motit për sot

11/29/2025 07:00
nga:Sh R

Sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona parashikohen riga shiu të përziera me borë.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të jenë nga -2°C deri në 0°C, ndërsa ato maksimale 1°C dhe 3°C.

Po ashtu, pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.