Lajme

Parashikimi i motit për sot

05/24/2025 07:02
nga:Y I

Vransirat do të dominojnë përgjatë ditës së shtunë.

Reshjet e shiut gradualisht përfshinë vendin që nga orët e para të ditës, duke vazhduar kohëpaskohe përgjatë ditës, lokalisht me intenzitet mesatarë.

Duke shkuar nga mbrëmja reshjet pritet të pushojnë pjesëve perëndimore e qëndrore të vendit, e të vazhdojnë lokalisht pjesëve lindore.

Frynë erë më e ftohtë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 5-11m/s. Temperaturat maksimale pësojnë rënie të theksuar në 12C e 15C.

Minimalet në mëngjes zbresin në 9C e 11C.