Lajme

Parashikimi i motit për sot

05/23/2025 07:08
nga:Y I

Intervale me diell paraqiten më shpesh ditën e premtë në vend.

Herë herë kalojnë vransira të larta, e nga pasdita me zhvillime të vransirave lokale, shfaqen kushte për ndonjë rrebesh shiu e bubullimë.

Frynë erë e lehtë dhe mesatarisht e fuqishme jugperëndimore 4-12m/s, me hove mbi 15m/s nga pjesë të Dukagjinit dhe Drenica.

Temperaturat maksimale shkojnë deri në 23C e 26C. Minimalet në mëngjes zbresin në 10C e 12C.