Ditën e mërkurë, ndërmjet vransirash të ndryshueshme do të ketë intervale me diell kohëpaskohe.
Nga orët e para të ditës paraqiten kushte për zhvillime rrebeshesh shiu dhe bubullima në pjesë të vendit.
Nuk përjashtohet mundësia që lokalisht të ketë zhvillime të ndonjë stuhie më të ashpër me breshër dhe erëra.
Frynë erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-11m/s, ndërsa në mbrëmje mund të ndryshojë drejtimin në veriore. Temperaturat maksimale paksa më të ulëta shkojnë deri në 20C e 23C.


