Reshje lokale shiu që paraqiten gjatë natës, vijojnë dhe mëngjesin e ditës së shtunë.
Nga mesdita do të ketë edhe intervale me diell, ndërkohë që zhvillohen vransira vertikale që japin kushte për rrebeshe shiu e bubullima orëve të pasdites.
Më vonë në mbrëmje mund të shpërndahen vransirat për intervale kthjellimesh.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare verilindore 4-8m/s. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 17C e 20C, e ato minimale pa ndonjë ndryshim zbresin në 10C e 12C.


