Lajme

Parashikimi i motit për sot

04/23/2025 07:18
nga:Y I

Mëngjesi i së mërkurës fillon me intervale me diell, e përgjatë luginave të lumenjëve mund të formohen shkurtimisht kushte për mjegull.

Nga mesdita zhvillohen vransira, që pasdite shoqërohen me rrebeshe shiu e bubullima. Duke shkuar orëve të mbrëmjes rrebeshet mund të përhapen më shumë në vend.

Frynë erë verilindore e lehtë dhe mesatare 2-5m/s. Në raste të zhvillimit të ndonjë stuhie mund të frynë me hove deri në 15m/s.

Temperaturat maksimale shkojnë deri në 20C e 23C, derisa minimalet zbresin në 8C e 12C