Lajme

Parashikimi i motit për sot

8 ditë më parë
nga:G B

Sot në Kosovë pritet të kemi mot të ndryshueshëm, me vranësira e intervale kohore me diell.

Herë pas here, lokalisht priten reshje lokale shiu, ndërsa rrymimet ajrore do të jenë të fuqishme nga jugu dhe jugperëndimi që do të kushtëzojnë edhe ardhjen e pluhurin nga Shkretëtirat e Saharasë.

Temperaturat minimale do të shënojnë rritje të ndjeshme deri 7 apo 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ulje krejtësisht të lehta 19 apo 20 gradë Celsius.