Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot relativisht i ngrohtë, shkruan Gazeta Blic.
Sipas IHK-së, Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius.
Njoftimi:
Parashikimi i motit për pesë ditë (14 – 18 shkurt 2022)
Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferike. Kjo situatë meteorologjike do të mundësoj mot relativisht të ngrohtë Të mërkurën pos rrezeve të diellit ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius. Do të fryje erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut dhe juglindjes.
Në këto komuna do të ketë ndërprerje të rrymës sot


