Lajme

Parashikimi i motit për sot

06/09/2021 06:59
nga:Q R

Instituti Hidrometerologjik njofton se sot në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale të gjata me diell, shkruan Gazeta Blic.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë:

Moti për dy ditë 09-10.06.2021

Të mërkurën do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Të enjten priten kushte tjera meteorologjike, pasi që vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e dendura të cilat parashihen të përcjellën me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

LEXO EDHE:

Çka do të ndodhë sot në Kosovë