Lajme

Parashikimi i motit për sot

06/06/2021 06:59
nga:Q R

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka informuar se dita e diele do të fillojë me diell, por në pjesën e dytë të ditës parashihen zhvillim të vranësirave, të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu, shkruan Gazeta Blic.

Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndër 25-27 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe juglindjes.”, ka informuar IHMK.