Lajme

Parashikimi i motit për sot

08/30/2024 07:09
nga:Y I

Kushte të motit jostabil do të vijojnë përgjatë ditës së premtë.

Orëve të pasdites me zhvillime të vransirave, priten rrebeshe e bubullima në pjesë të vendit.

Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C, derisa ato maksimale gjatë ditës shkojnë në 27C e 30C.

Frynë erë veriore e verilindore 5-10m/s.