Lajme

Parashikimi i motit për sot

07/30/2024 07:11
nga:Y I

Mot stabil paraqitet ditën e martë, me kthjellime e diell.

Në aspektin termik nuk do të jetë aq nxehtë, me temperatura maksimale lehtazi më të ulëta ndërmjet 28C e 30C, derisa minimalet në mëngjes zbresin në 13C e 16C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 5-11m/s.