Lajme

Parashikimi i motit për sot

06/08/2024 07:06
nga:Y I

Mot më i nxehtë dhe kryesisht me diell po parashihet përgjatë fundjave në vend, me temperatura maksimale që arrinë vlera edhe prej 32C e 34C.

Orëve të pasdites më vonë, me zhvillime të vransirave, përreth viseve malore paraqiten mundësi edhe për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu me bubullimë, sidomos gjatë ditës së diel.

Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C. Të shtunën frynë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi e veriperëndimi 2-7m/s.

Nxehtë me temperatura mbi 30C mbetet edhe në fillim të javës së ardhshme.