Lajme

Parashikimi i motit për sot

05/24/2024 07:06
nga:Y I

Më shumë interval me diell parashihen ditën e premtë, por orëve të pasdites mbeten mundësi për rrebeshe të izoluara shiu.

Në fundjavë, sërish më shumë vransira përfshinë vendin, me zhvillime të rrebesheve dhe bubullimave në pjesën më të madhe të vendit, lokalisht ndoshta edhe në formë stuhishë.

Temperaturat shënojnë rritje deri në 24C e 25C të shtunën, por të dielen sërish zbresin në 20C.

Dita e hënë, sipas trendeve të fundit mund të jetë paksa më stabile me më shumë intervale me diell, dhe një rritje të temperaturave deri në 23C e 24C.