Lajme

Parashikimi i motit për sot

05/09/2024 07:06
nga:Y I

Reshjet e shiut që pritet të përfshinë pjesë të vendit gjatë natës, ka gjasa të vazhdojnë edhe përgjatë mëngjesit të enjten, e kohëpaskohe edhe ditën, lokalisht edhe në formë rrebeshesh me bubullimë.

Deri në mbrëmje reshjet gradualisht pushojnë.

Temperaturat minimale në mëngjes zbresin në 12C e 13C, e ato maksimale pësojnë rënie dhe shkojnë deri në 16C e 18C. Era frynë mesatare nga veriu e verilindja 5-11m/s.