Mbetet ngrohtë edhe ditën e mërkurë, megjithëse kushte për riga lokale shiu mund të paraqiten qysh orëve të hershme të mëngjesit.
Ditën do të ketë vransira të ndryshueshme, e nuk mungojnë edhe intervale me diell.
Krejt më vonë pasdite dhe mbrëmje, afrimi i frontit të ftohtë nga veriu, sjell rrebeshe shiu dhe bubullima.
Temperaturat minimale zbresin në 10C e 11C, e ato maksimale shkojnë deri në 24C e 26C.