Lajme

Parashikimi i motit për sot

03/16/2024 07:07
nga:Y I

Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot i butë me temperatura deri në 16 gradë celcius njofton Mendimi për motin.

Nga orët e para të ditës së shtunë vransirat shtohen mbi vend.

Orëve të pasdites priten kushte për reshje lokale shiu, së pari në perëndim të vendit, e më vonë deri në mbrëmje edhe pjesë tjera.

Temperaturat minimale zbresin në 4C e 5C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 15C e 16C.

/Gazeta Blic/