Lajme

Parashikimi i motit për sot

01/31/2022 07:00
nga:Q R

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, shkruan Gazeta Blic.

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 8 gradë Celsius.

Njoftimi:

Parashikimi i motit për pesë ditë (31 janar – 4 shkurt 2022)

Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Kjo situatë meteorologjike do të mundësohet si pasojë e masave të ajrit me presion relativisht të ulët atmosferike. Në fushat termike do të ketë rritje, sidomos ditën e hënë, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 8 gradë Celsius, derisa temperaturat minimale zbresin deri -7 gradë Celsius (ditën e premte). Të martën vranësirat e dendura që do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte për reshje bore. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.

Bordi i ZRRE-së do të mbajë seancën e dytë për këtë vit