Lajme

Parashikimi i motit për sot

01/17/2022 07:00
nga:Q R

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se java ka filluar me mot kryesisht të ngjashëm, shkruan Gazeta Blic.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë:

Parashikimi i motit për pesë ditë (17 – 21 janar 2022)

Java fillon me mot kryesisht të ngjashëm. Të martën vende-vende ka mundësi të ketë reshje të dobëta. Reshje të intensitetit mesatar deri të lartë priten nga dita e enjte. Pas reshjeve do të ketë rënie të ndjeshme në vlerat e temperaturave minimale, por edhe maksimalet do të jenë tipike dimërore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

Sot mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës