Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot në vendin tonë.
“Të dielen paraqiten kushte krejtësisht tjera meteorologjike, pasi që qielli do të mbulohet me vranësira të mesme dhe të ulëta duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Shtrirja e reshjeve si zakonisht nuk do të jetë e ngjashme në gjithë territorin, por përgjithësisht sasitë do të jenë mesatare deri të larta. Sa i përket situatës termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.”.


