Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe temperatura të larta njofton Prishtina Weather raporton Gazeta Blic.
Pasdite rreth viseve malore mund të ketë ndonjë rrebesh të shkurtër shiu.
Njoftimi i plotë:
4.07 – Kryesisht me diell e nxehtë. Pasdite rreth viseve malore mund të ketë ndonjë rrebesh të shkurtër shiu.
5.07 – Paradite intervale me diell. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
6.07 – Intervale më të gjata me diell. Pasdite do të ketë zhvillime të vransirave lokale, që mund të shoqërohen edhe me riga lokale shiu.
7.07 – Fillimisht me diell, e pasdite rrebeshe shiu dhe bubullima.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e dominuar më shumë nga krahu verior 3-8m/s.
Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rritjes në fundjavë.


