Lajme

Parashikimi i motit për sot

06/10/2023 07:14
nga:Y I

Sot do të mbajë mot me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell njofton Prishtina Weather raporton Gazeta Blic.

Pasdite rrebeshe me bubullimë.

Njoftimi i plotë:

10.06 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Pasdite rrebeshe me bubullimë.

11.06 – Kryesisht me vransira, e pasdite rrebeshe me bubullimë.

12.06 – Vransira e intervale me diell. Kohëpaskohe mundësi për reshje lokale shiu.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu e veriperëndimi e lehtë dhe mesatare 2-7m/s.

Shtypja atmosferike luhatet kryesisht përreth vlerave normale.