Lajme

Parashikimi i motit për sot

05/25/2023 07:12
nga:Y I

Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me vransira të ndryshueshme njofton Prishtina Weather raporton Gazeta Blic.

Pasdite më vonë rrebeshe shiu me bubullima.

Njoftimi i plotë:

25.05 – Vransira të ndryshueshme, e pasdite më vonë rrebeshe shiu me bubullima.

26.05 – Vransira e intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje rrebeshe shiu me bubullima.

Era do të fryjë kryesisht nga lindja dhe verilindja e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.

Shtypja atmosferike luhatet kryesisht përreth vlerave normale.