Lajme

Parashikimi i motit për sot

05/13/2023 07:08
nga:Y I

Ditën e sotme pritet të mbajë mot i ngrohtë, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

Nga mesdita priten reshje lokale shiu, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullima.

Temperaturat minimale 8C e 9, e ato maksimale 18C deri 20C.

“Mëngjesin e së shtunës përgjatë luginave të lumenjëve priten mundësi për mjegull. Ditën do të mbajë mot i ngrohtë, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Nga mesdita priten mundësi për reshje lokale shiu, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullima. Temperaturat minimale 8C e 9, e ato maksimale 18C deri 20C”, njofton Prishtina Weather.