Lajme

Parashikimi i motit për sot

05/09/2023 07:21
nga:Y I

Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, njofton Prishtina Weather raporton Gazeta Blic.

Gjatë ditës ka mundesi per reshje lokale shiu.

Njoftimi i plotë:

9.05 – Më freskët, kryesisht vranët me mundësi për reshje lokale shiu.

10.05 – Freskët, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me mundësi për riga lokale shiu.

11.05 – Mbetet freskët, kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu kohëpaskohe.

12.05 – Kryesisht me vransira e pasdite priten rrebeshe shiu.

Fillimisht era do të fryjë nga veriu e verilindja, e lehtë dhe mesatare 5-12m/s, e më pas ndryshon drejtimin në juglindje.

Shtypja atmosferike pas një rritje të lehtë, zbret më afër vlerave normale.