Lajme

Parashikimi i motit për sot

03/18/2023 07:16
nga:Y I

Në orët e para të mëngjesit pritet të mbajë mot me ngrica e në viset e ulta mundësi për mjegull njofton Prishtina Weather raporton Gazeta Blic.

Gjatë ditës, mot kryesisht me diell.

Njoftimi i plotë:

18.03 – Kryesisht me diell dhe më butë gjatë ditës. Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull.

19.03 – Kryesisht me diell. Në mbrëmje vransira kalimtare.

20.03 – Më ngrohtë. Intervale me diell dhe vransira. Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

21.03 – Vransira dhe intervale me diell.

22.03 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.

Temperaturat minimale do të jenë të ulëta në fundjavë, edhe deri në -3C, e në fillim të javës rriten deri në 4C e 5C. Ndërsa maksimalet shënojnë rritje edhe deri në 16C e 18C ditën e diel.

Frynë erë drejtimesh të ndryshme, e lehtë dhe mesatare, sa nga jugperëndimi e sa nga verilindja, 4-8m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë, me tendencë të rënies graduale.