Lajme

Parashikimi i motit për sot

03/14/2023 06:40
nga:Y I

Sot pritet te mbaje i ftohtë dhe me intervale me diell njofton Prishtina Weather raporton Gazeta Blic.

Gjatë ditës pritet të jete me ngrohtë.

Njoftimi i plotë:

14.03 – Intervale me diell dhe vransira shtresore të larta. Ditën më ngrohtë.

15.03 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes riga lokale shiu. Pasdite priten rrebeshe shiu, që më vonë shndërrohen edhe në reshje bore.

16.03 – Ftohtë. Vransira dhe intervale me diell pasdite.

17.03 – Ngrica në mëngjes, e gjatë ditës kryesisht me diell.

Temperaturat minimale zbresin edhe deri në -4C në fillim të javës dhe ditën e premtë, ndërsa maksimalet deri të martën shënojnë rritje në 15C e 17C, por me një rënie të përkohshme ditën e enjtë në 5C.

Era fryn nga jugu e lehtë dhe mesatare 4-9m/s, e të mërkurën mbrëma ndryshon drejtimin në veriore dhe frynë me hove edhe deri në 12 e 14m/s ditën e enjtë.

Shtypja atmosferike pas një rritjeje në fillim të javës, sërish në rënie të thellë nën vlera normale.